Pse nuk i lini spektaklet? Rama replika me komentuesin: Punën bëjmë, vezët e pashkës i bën vetë ti

by A.M

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues i cili i kërkon të lërë spektaklet duke iu referuar këtu procesit të rindërtimit. Rama shkruan se qeveria po bën punën e saj duke informuar edhe qytetarët për shtëpitë e ndërtuara.

REPLIKAT

Qytetari: Pse nuk i lini këto spektakle? Pse nuk bëni punën tuaj dhe boll me telekamera.

Edi Rama: Punën duhet të bëjnë të gjitha qeverisë se vezët e kuqe i bën vetë për pashkë ti. Dhe puna jonë është edhe të të informojmë ty për punën që bëjmë se ndryshe se merr vesh që po rindërtohen shtëpi e po bëhen spitale, shkolla, rrugë dhe që vaksinimi po ecën etj, etj.

Sepse në kanalet dhe portalet e këtij vendi trecereku i gjërave që të fusin në vesh janë rrena me bisht. Por ti e ke shumë kollaj nëse nuk i do spektaklet sic i quan, mund të dalësh lirisht sa c’ke hyrë se me zor largqoftë të të mbajë kush.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.