88
Barazimi ndaj Lushnjes në kampionat, mund të konsiderohet për Apoloninë një gjysmë hapi fals. Skuadra fierake e ka lënë pas kraheve atë përballje dhe përqendrimi është në sfidën kundër Korabit që do të luhet të dielën në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 14:00.
Lajmi më i keq për Apoloninë vjen nga infermieria, mësohet se mesfushori Stefano Omeri ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë dhe gjasat janë që të mungojë të paktën 6-7 javë.