Cristiano Ronaldo është prezantuar si lojtari i ri i Al Nassr. Portugezi mbërriti në stadium (i tejmbushur) pak pas orës 17:00. CR7 është mirëpritur nga drejtuesit e klubit saudit dhe nga zyrtarët e lartë të shtetit. Stadiumi “Mrsool Park” me kapacitet afro 30 mijë vende ishte mbushur me tifozë të skuadrës së Al Nassr, në ditën e prezantimit të yllit botëror Cristiano Ronaldo. Fishekzjarret kanë ndezur fushën në momentin që portugezi ka hyrë në fushë…
Një atmosferë dhe ceremoni e jashtëzakonshme me surpriza që nuk munguan edhe në sallën e konferencës. Ronaldo ishte gati të thoshte fjalët e para si futbollist i Al Nassr, kur një gazetar rrëmbeu skenën duke brohoritur në sallë ‘Siuuu’. Festimi i tij si Ronaldo ka surprizuar edhe vetë yllin portugez.