Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të fshatit Rinas, kundër vendimit të ARRSH-së, për të bërë rrugën e Rinasit me një sens lëvizjeje.
Në një postim në rrjetet sociale, Fuga e cilëson absurde të mbash të gjithë atë zonë në shtetrrethim makinash ku në çdo rrugëdalje ka patrulla policie që pengojnë banorët të dalin në rrugë drejt Tiranës.
Sipas Fugës, zgjidhja është mjaft e thjeshtë.
Mjafton që ata banorë të atyre zonave t’i pajisësh me targa të përkohshme, të dallueshme, dhe historia mbaron. Ata qarkullojnë lirshëm se janë banorë lokalë!
“Nuk kuptoj se përse u prishin qetësinë dhe i bezdisin banorët e zonës rreth e rrotull Rinasit.
Hajde po kuptoj se aeroporti paska shumë flukse! Hajde po kuptoj edhe se rruga e Rinasit është e ngushtë!
Por që të mbash të gjithë atë zonë në shtetrrethim makinash ku në çdo rrugëdaljeje ka patrulla policie që pengojnë banorët të dalin në xhadé drejt Tiranës – kjo është absurde!
Mjafton ata banorë të atyre zonave t’i pajisësh me targa të përkohëshme, të dallueshme, dhe historia mbaron. Ata qarkullojnë lirshëm se janë banorë lokalë!
Trafiku bie, dhe popullsia lokale jeton e qetë!
Po çfarë bëni mo çfarë bëni!
As kaq nuk keni imagjinatë!”- shkruan Artan Fuga.