Përfundon ekspertiza mjekësore për Rafael Dwamenën, trupi i ish-sulmuesit niset drejt Ganës

by S.M

Trupi i Raphael Dwamenës do të transportohet në Ganë. Mësohet se mjekët ligjorë kanë përfunduar ekspertizën mjekësore për sulmuesin i cili humbi jetën pas një arresti kardiak gjatë ndeshjes Egnatia – Partizani.Familjarët kanë kërkuar me ngulm transportimin e trupit në Ganë, ndërsa nuk kanë dashur që të kryhen homazhe në nderim të tij në stadiumin e Rrogozhinës.

I ndjeri do të varroset në vendlindje, ndërsa shteti shqiptar ka kryer të gjithë procedurat për transportimin e tij. Sigurisht, suport kryesor është klubi i Egnatias që ka marrë përsipër edhe anën financiare për të çuar arkmortin me trupin e pajetë në vendlindje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.