338
Momenti po afron, numërimi mbrapsht ka nisur tashmë. Të gjitha rrugët të çojnë në… “Air Albania”. Këngë, flamuj dhe birra, tifozët kanë nisur të mbushin rrugët e Tiranës me destinacionin e vetëm: në stadium.
Pritshmëritë janë të mëdha, një stadium që pritet të mbushet si asnjëherë tjetër. Kemi një mundësi të madhe, në një rrugë sa të bukur aq dhe të vështirë. Euro 2024 thërret, të gjithë janë gati, për finale e radhës, të gjithë së bashku. 8 mijë flamuj në sektorët pas porte. 4 mijë të kuq edhe 4 mijë të zinj do të jenë sot në stadium.