107
Ditën e hënë fillon viti i ri akademik, por mësim nuk do të bëhet.
Kështu kanë vendosur sot pedagogët në përfundim të protestës, deri në realizimin e kërkesave të tyre nga Qeveria.
Ditën e hënë nga ora 8:00-10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj.
Pas kësaj ore i gjithë stafi akademik do të dalë në ambientet e jashtme dhe do të vijojnë bojkotin dhe protestat.
Pedagogët i lënë kohë fundjavën qeverisë për plotësimin e kërkesave.