Partizani e nis me vrull merkaton, ofron 50 mijë euro për kartonin e sulmuesit që luan në Kategorinë e Parë (EMRI)

by S.M

Partizani mendon shpejt për merkaton. Pavarësisht se negociatat ende nuk janë hapur klubi i kuq e ka nisur me vrull të madh. Siç mësohet, klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me Korabin për sulmuesin Albers Keko.

Paraqitjet pozitive të tij kanë bindur drejtuesit e Partizanit që të shpenzojnë për shërbimet e tij. Nga sa mësohet, drejtuesit kanë paguar shifrën e 50 mijë eurove për kartonin e lojtarit. Futbollisti 21-vjeçar është aktivizuar 23 ndeshje në këtë sezon me Korabin, ku ka arritur të shënojë edhe 11 gola.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.