Laçi dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Laçi” të Kurbinit, përfundoi me rezultatin 1-1.
Skuadra e Orges Shehit mbeti me 10 lojtarët që në minutën e 19’ pasi Tedi Cara mori të dytin të verdhë, pasi të parin e mori dy minuta më herët. Edhe pse me 10 lojtarë Partizani kaloi në avantazh me Sotën, duke mbyllur 0-1 pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, Laçi u bë më kërkues, teksa gjeti dhe golin me Sobouale në minutën e 51’. Ndërsa Ujka humbi një penallti në minutën e 62’ duke shpërdoruar rastin e artë për përmbysje.
Me këtë barazim, Laçi mbetet në zonën e ftohtë me 32 pikë, ndërsa Partizani në vendin e tretë në kuotën e 47 pikëve.
LEXO MË SHUMË: Laçi-Partizani sipas statistikave, bilanci total flet për të kuqtë ndërsa kurbinasit krenohen…
(KLIKO LINKUN PËR TË LEXUAR MË SHUMË) Dy skuadrat kanë pasur mundësinë për të rregulluar ato mangësi që kanë shfaqur javët e fundit, pas pauzës 13 ditore që ka patur kampionati për ndeshjet e Kombëtares. 43 herë janë përballur me njëra-tjetrën dy skuadrat, ku vetëm një herë janë sfiduar në kupën e Shqipërisë. 18 fitore numëron ekipi kryeqytetas, kundrejt 12-të të bardhezinjëve, ndërsa 13 përballje kanë përfunduar në barazim. Bilanci pozitiv i buzëqesh të kuqëve edhe sa i përket golave të shënuar me 47 realizime, ndërsa Laci me 36 gola të shënuar. Ajo që të bën përshtypje është fakti se transferta e Laçit ka qenë një makth për Partizanin, shifrat flasin qartë kun ë 10 përballjet e fundit të kuqtë kanë arritur të fitojnë vetëm tre herë, teksa një përballje ka përfunduar në barazim.