174
Gazetari i njohur Genc Burimi shprehet se nuk e beson skenarin që PS mund të marrë bashkinë Shkodër.
Sipas Burimit, nëse humbet Shkodrën opozita merr fund.
“Po humbi Shkodra ka humbur një kauzë e madhe e opozitës së Sali Berishës, por edhe e Alibeajt. Është shpërdorim që një parti me vulë si e Alibeajt të mos nxjerrë kandidatë në të 61 bashkitë. S’e besoj skenarin e fitores së PS në Shkodër, nëse Shkodra bie do të thotë se qytetarët e kanë të qartë se zgjedhjet bashkiake nuk janë ato që e ndryshojnë jetën e qytetarit, janë zgjedhjet legjislative”, tha Burimi.