Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se ka ndarë nga 1 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës.
OEAK thotë se shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për aksidentin, i cili la të vdekur në vendin e punës dy punëtorë të kësaj miniere.
“Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë 2 mijë euro, respektivisht nga 1 mijë euro për familjet e dy punonjësve të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, inxhinierit Haki Arifaj dhe xehëtarit Idriz Gerbeshi. Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.