“Nuk jam më pjesë e Korabit”/ Ndodh çudia në Dibër, pas tri vitesh në klub mesfushori njofton largimin (FOTO)

by S.M

Korabi nuk ia doli të siguronte ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm dhe tashmë nga rradhët e ekipit që luan në Kategorinë e Parë po largohen disa lojtarë.

I fundit që i bashkohet listës së të larguarve është Kristi Jonit. Ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin nga Korabi, ndërsa falenderon gjithë lojtarët dhe stafin për bashkëpunimin.

“Përshëndetje,

Pas 3 viteve nga sot nuk jam më pjesë e Korabit. Dua të falenderoj presidentin, stafin teknik, të gjithë lojtarët. Faleminderit familja e madhe Korabi”, ka shkruar mesfushori kryeqytetas.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.