Dy tërmetet shkatërrues në Turqi bënë që ndërtesat e bukura të kompanive ndërtuese të binin përtokë dhe të vërtetonin se nuk ishin gjë tjetër veçse fasada, pa asnjë siguri minimale për jetën e qytetarëve.
Në mediat vendase po bën xhiro deklarata e një prej ndërtuesve, i cili tha se asnjë nga ndërtesat e tij nuk u prish në Malatya.Ai u shpreh se më herët kishte marrë një gjobë prej 300 miliardë lirash për shkak se pallatet e ndërtuara nga ai ishin të shëmtuara.
“Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje’”, tha ai për mediat turke, teksa më tej shtoi se kolonat e pallateve i ka ndërtuar në mënyrë solide.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 që ndodhën në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të gjera në rajon. Ndërsa Turqia u zgjua në një ditë të tmerrshme mëngjesin e 6 shkurtit, mijëra ndërtesa në 10 provinca të prekura nga tërmeti u kthyen në rrënoja.
Malatya'da, binaları çökmeyen müteahhit tepkili:
— Con Sinov (@lordsinov) February 13, 2023
Şimdi beni arıyorlar 'Size madalya vereceğiz' diyorlar. O.ç. 300 milyar ceza yazdı bana o zaman. Süsü püsü yok diye… Şimdi süslü püslüler hep döküldü. pic.twitter.com/Clsmy95zeU