118
Kristjan Toshevski do të largohet në fund të sezonit nga Tirana. Mbrojtësi maqedonas, një pjesë e rëndësishme e skuadrës në këto sezone, mbyll kontratën me klubin kryeqytetas dhe sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që të mos e rinovojë atë, për t’u kthyer në vendlindje.
Bëhet e ditur se ai ka gjetur akordin me Shkëndijën e Tetovës dhe sapo të mbyllë sezonin në Shqipëri, do t’u bashkohet kuqezinjve për përgatitjet për Europën.Futbollisti 29-vjeçar është nga Tetova dhe për të do të jetë eksperienca e radhës në kampionatin maqedonas ku ka luajtur më parë edhe për Teteksin, Pelisterin dhe Vardarin.