Sipas një studimi të ri, ngjyra e buzëve tregon shumë më tepër: në fakt mund t’ju japë njohuri për funksionimin e brendshëm të personalitetit tuaj.
Sipas një sondazhi, ka katër lloje personaliteti që lidhen me katër ngjyra të ndryshme buzëkuqi.
Nëse vini buzëkuq të kuq
Zonjat që shkojnë për këtë nuancë klasike janë kreative dhe të guximshme.
Ju jeni aventurier dhe me vetëbesim, gati për të përballuar botën dhe nuk do të lejoni askënd ose asgjë të ngadalësojë xhiron tuaj.
Personat që vënë buzëkuq të kuq janë më të prirurit për të qenë pjesëmarrësit ekstrovertë, të cilët gjithashtu i pëlqen të mbajë formë duke kaluar kohën në palestër.
Nëse vini buzëkuq rozë
Kjo nuancë më e lehtë lidhet me njerëz të shoqërueshëm dhe argëtues, por mos i nënvlerësoni këto vajza!
Ju jeni lloji i personit që është tërheqës – jo vetëm në pamje, por edhe në personalitet, dhe njerëzit duan të jenë rreth jush.
Nëse vini buzëkuq ngjyrë kumbulle.
Këto mund të mos jenë tipi i lartë i ekzekutivit, por zonjat me këtë ngjyrë ët janë të pavarura dhe të vetë-mjaftueshme.
Ata gjithashtu priren të jenë më “të ftohtë”.
Femrat që vënë buzëkuq kumbull duan të shihen, por në një mënyrë më të rafinuar dhe të kulturuar.
Këto gra rrallë postojnë selfie dhe zotërojnë më pak këpucë.
Nëse vini buzëkuq nudo.
Femrat që pëlqejnë këtë nuancë janë të ngrohta dhe të kujdesshme.
Ata kanë shumë vetëbesim, sepse pëlqejnë ngjyra më natyrale në fytyrën e tyre.
Ju prireni të jeni dashamirës dhe empatikë ndaj të tjerëve dhe jeni të gatshëm të bëni hapin e besimit – veçanërisht kur përfshin besimin tek njerëzit e tjerë.
Gjithashtu, një fakt argëtues: Psikologët rekomandojnë që buzët nudo të shkojnë më mirë në takimin e parë; më shumë se çdo ngjyrë tjetër.