168
Ish-futbollisti i Skënderbeut, Uerdi Mara do të vijojë karrierën e tij në Gjeorgji, me kampionët e Dinamo Batumit. Futbollisti 24-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës turke Ankara Keçiörengücü në pjesën e parë të sezonit, është prezantuar nga klubi gjeorgjian. Në 15 ndeshje, sulmuesi shënoi 2 gola.
Mara në të shkuarën ka qenë pjesë e Skënderbeut ku edhe hodhi hapat e para si futbollist dhe luajti për pesë sezone, para se të kalonte në Turqi.