163
Mediat greke e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias.
Gjatë ditës së nesërme, ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, ku do të diskutohet për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Po ashtu, mediat në Greqi shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi edhe një vizitë në Kosovë.