Një burrë nga Georgia ka akuzuar ish-shefin e tij për një “veprim fëmijëror”, pasi pagën e fundit prej 915 dollarëve e ka pranuar në monedha.
Andreas Flaten zbuloi 90 mijë monedha që ishin mbuluar në naftë dhe substanca tjera djegëse.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai përveç se i gjeti monedhat në një karrocë në të cilën kishte edhe një mesazh “eksplicit” nga shefi i sallonit të veturave, për të cilin kishte punuar.
Flaten kishte lënë punën në nëntor me pretendimin se vazhdimisht kishte pasur problem sa i përket pagesës. Tani atij i është dashur të kalojë natën duke i pastruar monedhat, dhe një orë e gjysmë tjera që qindra prej tyre t’i bëjë të “përdorshme”.
Në anën tjetër ish-shefi i tij ka thënë se nuk i kujtohet nëse monedhat i kishte derdhur në oborrin e ish-punonjësit të tij, por për të ka rëndësi që ai është paguar për punën që e ka kryer.