308
Dygolëshi i Vedat Muriqit i dhuroi Kosovës një pikë në takimin përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”, që përfundoi në barazim 2-2. Goli Remo Freuler dhe autogoli i kapitenit Amir Rrahmani kaluan dy herë në avantazh helvetët.
Por ishte bomberi i Mallorcas që mposhti dy herë Yann Sommer, duke evituar humbjen e skuadrës dardane. Kosova është ngjitur në kuotën e katër pikëve pas pesë ndeshjeve të para në grupin I, duke qenë për momentin pesë pikë larg Rumanisë së vendit të dytë.
Goal! | Vedat Muriqi | ???????? Kosovo 2-2 Switzerland ????????pic.twitter.com/bgRqqKyvcX
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 9, 2023