“Mund të fitonim 2-0”, Gvozdenovic nuk e pranon barazimin ndaj Tiranës: Nuk jam i kënaqur me një pikë

Tirana është ndalur në një barazim 1-1 në Korçë. Skënderbeu kaloi i pari në avantazh, duke gjetur rrugën e rrjetës me anë të Nikajt në minutën e 28. Kaina ktheu sërish baraspeshën në shtesën e pjesës së parë dhe i çoi shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të takimit.

 “Për mendimin tim nuk ishte rezultati i duhur. Ne donim fitoren. Pjesën e dytë ishim më mirë. Edhe Nikaj humbi një rast për 2-0. Nuk jam i kënaqur me një pikë. Unë nuk i thashë lojtarëve të rrinim mbrapa. I thashë që të vazhdonim. Por edhe Tirana vazhdoi përpara. Ka të bëjë edhe cilësia e Tiranës. Por edhe në këto 15 minuta e kishim rastin për golin e dytë. E di cilësinë e Tiranës, por kishim momentin për golin e dytë. Pastaj pësuam një gol pa fat dhe… Kemi sulmuesë të mirë, por na duhet pak kohë”.

Related posts

Ukraina

Ukraina nën shenjën e dy shqiptarëve; pas Tedi Carës, Ermir Rashica shënon me Metalist golin vendimtar (video)

Kukësi

Kukësi siguroi Kategorinë e Parë, klubi verilindor jep mesazhin e qartë: Vitin tjetër për Superioren (VIDEO)

Partizani

“Jemi me tifozët dhe në fushën tonë”, Skënder Gega i kërkon lojtarëve sforcon e fundit: Respekt për Elbasanin, por kam besim se do ia dalim…