Nuk kanë qenë bashkë, por të dy kanë qenë pjesë e Përputhen në edicione të ndryshme. Ndërsa këtë verë, Efi dhe Fationi, u bënë bashkë në aventurën “Kepi i Tundimeve”, ku duket se janë përputhur.
Kimia e tyre gjatë këtij program veror është vënë re nga shikuesit dhe kjo ka ngritur pikëpyetje mbi raportin aktual që ka dyshja.
E fundit që është pyetur për ta është mikesha e tyre e përbashkët, Mikela.
Mikela u shpreh:
“Po kjo pyetje? Hahahaha qyqa. Unë i kam shumë xhan të dy. Mesa di unë jo por më pëlqejnë bashkë.”
Përgjigjen e ka ripostuar Efi duke u shprehur se “të mirë janë” duke ngacmuar në këtë formë kurreshtjen e fansave.