290
Milan mundi Monzën 1-0 në javën e 23-të të Serisë A dhe shkon përkohëisht në vendin e dytë së bashku me Interin. Pas një fillimi të mirë nga vendasit me mundësitë e Ciurria-s dhe Petagna-s, Milan me rastin e parë ia del të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 31′ me një goditje të Messias.
Në pjesën e dytë, Milan shpërtheu me rastet e Theo Hernandez dhe Leao, ndërsa Monza për pak sa nuk barazoi në minutën e 73-të, teksa gjuajtja e Ciurria-s goditi shtyllën dhe më pas shpinën e Tatarusanu.