Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë dhe çdo veprim i tyre zgjon kureshtjen e fansave.
Pas muajsh thashetheme se dyshja janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, këta zëra ata duket se i kanë përforcuar edhe më shumë me veprimin e fundit që kanë bërë.
Prezantuesja dhe aktori së fundmi kanë nisur të ndiqen në Instagram e që u morë si konfirmim i lidhjes së tyre romantike.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2022/09/296723263_1074860410133571_5418302791217273410_n-820x1024.jpg)
Me një kontrollim në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram mund të shihet që në listën e miqve që ndjekin tashmë kanë edhe njëri-tjetrin.
Kjo vjen pas një fotografie të përbashkët që mikesha e tyre, këngëtarja Semi Japuaj ndau në Instagram.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2022/09/272991776_299519075540787_7751521036624094701_n-1024x1024.jpg)
Semi shihej përkrah çiftit më të përfolur të momentet teksa ndodheshin në tribunat e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2022/09/collage-2022-09-03T105339.240-2048x1050-1-1024x525.jpg)
“Shokë përgjithmonë”, shkroi Semi në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ana e fansave të tyre.
Në anën tjetër, krahas angazhimeve të tjera, Donaldi së fundmi lansoi projektin e ri muzikor “Hesht” që gjithashtu u përfol si një dedikim dashurie.