112
Aktorja Monika Lubonja ka publikuar së fundmi një video në Story ku shihet me koreografin Tan Brama. Në video, Monika e ka konsideruar Tanin “si një nga miqtë e saj më të mirë”.
Në fakt e gjithë kjo video shihet mjaft qartë si një ironi për Ilir Shaqirin.
Biseda:
Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani.
Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!
Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.
Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!
Nga ana tjetër, kujtojmë që Tani bëri një deklaratë për “Live from Tirana”, ku tha se me Ilirin nuk ka pasur kontakte dhe se balerini e merrte në telefon vetëm për interes.