Mbylli bashkëpunimin me Vorën, Gjoni gjen menjëherë ekip, firmos me… (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Pas prezantimit të stafit të ri drejtues (trajner dhe drejtor sportiv) te skuadra e Shkumbinit, presidenti Ali Kasa po tregohet shumë aktiv në merkato të plotësuar çdo repart të ekipit të tij.

Englantin Gjoni është afrimi më i fundit për skuadrën e Shkumbinit. Ish-mbrojtësi i Vorës është kontaktuar nga drejtuesit peqinas e tashmë është vetë presidenti Kasa që konfirmon blerjen e re të Shkumbinit.

“Kemi gjetur gjuhën e dakortësisë me mbrojtësin Gjoni dhe mund tju konfirmoj se tashmë ai është pjesë e ekipit tonë. I uroj mirëseardhjen Gjonit duke shpresuar që ai dhe të tjera afrime që do arrijmë këto ditë të na shërbejnë për objetivin që kemi vënë”, ka deklaruar presidenti I Shkumbinit Ali Kasa.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.