Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar reagimin e kolegëve të tij politikanë kur iu thua se ‘nuk i kanë punët mirë’.
Sipas Manjanit ata pyesin direkt se kush ia ka thënë këtë dhe shpërthejnë në sharje pa u marr me thelbin e problemit që iu ka zënë sytë.
Postimi i plotë:
“Kur i thua një politikani/e që “shih se nuk i ke mirë punët”, ai/ajo menjëherë të thotë:
“kush të tha?!”
Nuk ka rëndësi se çfarë realisht është problemi që do të thuash, sepse rendësi ka më shumë personi që e thotë.
Zakonisht për “thënësin/en” e problemve nxirren menjëherë këto fjalë të arta:
“legen”;
“Plehra”
“B..q..”;
“mosmirnjohës”;
“ska gojë të flasë”;
“ne e bëmë njeri”;
“u bë ai/ajo”;
“e ka personale”
“Ja dimë edhe pislliqet që bën”; etj…
Vetëm me problemin, që ndërkohë u zë sytë, nuk merren.
Të pozosh një problem, le pastaj kritikë, quhet personale. Ndërsa kur politikani që lëshon lumin e fjalëve fyese për folësin, quhet parimore…” – shkruan Manjani.