Lushnje/ Ngacmoi seksualisht 4 nxënëse, njërën prej tyre e kishte ndaluar në rrugë: Dua të martohem me ty (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i 37-vjeçarit në Lushnje, i cili ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë. Mësohet se ai ka ngacmuar seksualisht katër vajza brenda perimetrit të shkollës së tyre. Sipas burimeve, denoncimi është bërë nga 15-vjeçaret, secila për vete te mësueset dhe psikologet e shkollës dhe më pas është denoncuar në polici.

Bëhet fjalë për ngacmime që kanë shkuar deri te prekja me dorë në rrugë. Madje njërën prej vajzave e ka ndaluar në rrugë dhe i ka thënë se donte të martohej me të. Besmir Beqiri ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pasi ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.