Vora nuk ka në plan që të ndalet. Pasi mundën Korabin, po bëhen gati për të pritur Lushnjën. Me dy ditë më shumë kohë, Klodian Arbëri ka shansin që të njohë më shumë lojtarët, injektojë idetë e tij dhe “fiksojë” 11- shen.
Alternativat i ka të shumta dhe sidomos në mesfushë. Janë plot 8 futbollistë në garë me njëritjetrin, mes tyre edhe Serxhio Tafa. 20-vjeçari as që e mendon blofin përballë verdhejeshilëve, ndërsa flet me bindje për ngjitjen. “Ishte një fitore spektakolare ajo ndaj Korabit. Ne e kemi më se të qartë misionin tonë, të kalojmë çdo pengesë.
Pak rëndësi ka kundërshtari, pasi qëllimi janë pikët dhe ngjitja në Kategorinë Superiore. Nuk do të ndalemi. Kam besim të plotë se edhe kundër Lushnjës do të vijojmë serinë e fitoreve. Ne do të bëjmë detyrën tonë, që janë tri pikët”, tha ai