Laçi dhe Kukësi nuk dinë të fitojnë, dy skuadrat renditen në zonën e ftohtë të renditjes

by KLIKOJE.AL

Laçi dhe Kukësi kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida u zhbllokua në minutën e parë nga Rivas i cili përfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Ky avantazh do të zgjaste deri në minutat e fundit ku Sobowale do të shënonte golin e barazimit. Një gol që fillimisht u anulua nga Maletaj dhe pas rishikimit në VAR e cilësoi si të rregullt.

Me këtë barazim skuadrat i kanë prishur punë njëra tjetrës duke mbetur në të njëjtën renditje. Kurbinasit pozicionohen në vendin e 7-të me 21 pikë dhe verilindorët në vendin e 8-të me 19 pikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.