684
Νdonëse tashmë një ish-konkurrente, Sara Gjordeni duket se i ndjek me përparësi dinamikat në “BBV3”.
Pasditen e sotme, nëpërmjet një postimi në “Instastory” ajo ka komentuar “dramën” e fundit Heidi-Romeo. Ajo shprehet se ata janë banorë më interesant vetëm dhe sipas saj romanca e krijuar mes tyre më shumë po i penalizon por edhe po luhet me shumë zor.
“Edhe Heidin dhe Romeon i kam mbështetur shumë herë pas here. Me çfarë kam dëshmuar dhe ndjerë vetë brenda në shtëpi, e them me bindje të plotë se ata janë banorë më interesantë vetëm. Kjo karta e çiftit dhe romancës përveçse më shumë po i penalizon sesa favorizon, po luhet me shumë zor. Kur s’bëhet diçka, s’bëhet…”- shkruan ajo.