Kukësi është larg pritshmërive në sezonet e fundit. Por gjithsesi verilindorët mund të mbushin arkat me liderin e skuadrës.
Gbolahan Salami Mustapha është një nga “xhvahirët” e verilindorëve, për të cilin tashmë kanë mbërritur dy oferta. 22-vjeçari ia ka dalë të tregojë vlerat dhe talentin e tij në vetëm gjysmë sezoni te skuadra e Kukësit.
Janë pikërisht dy ekipe që militojnë në Ligën e dytë në Francë që kanë interes për shërbimet e mesfushorit. Bëhet fjalë për Paris FC dhe për Rodez AF, të cilat janë të gatshëm t’i ofrojnë Kukësit plot 150 mijë euro.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Nicës do të privohet nga shërbimet e tij dhe të pranojë shitjen e lojtarit apo do të bëjë rezistencë për ta mbajtur lojtarin të paktën deri në fund të këtij sezoni. Kujtojmë se Salami ka zhvilluar me fanelën e Kukësit 20 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe 6 asiste. Ndërkohë ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.