Në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” është festuar ditëlindja e parë. Kiara Tito sot feston 27-vjetorin dhe që në mesnatë ka marrë urimet e para. Fillimisht e uroi Arbana Osmani së bashku me publikun, më pas Vëllai i Madh e surprizoi me një video mesazh nga familja.
Por jo vetëm kaq, pasi Luiz Ejlli kishte menduar që t’i bënte një surprizë të bukur, ku ai këndoi për të. Madje Kiara i dhuroi një puthje në faqe dhe ai një puthje në ballë.
Festa ka nisur edhe pas mbarimit të spektaklit të madh, ku nuk kanë munguar të qeshurat, kënga dhe argëtimi.
Por teksa banorët janë ulur për të fjetur, Luizi ka shkuar te krevati i Kiarës dhe është shtrirë pranë saj.
Luizi: Me pa veten si flenë kishe thënë kjo është dashuri
Kiara: Mos fli këtu, prit derisa sa t’më zërë gjumi dhe ik
Luizi: Si flenë si aktore filmash