Çdokush ka një përcaktim të ndryshëm rreth asaj se çdo të thotë një jetë e lumtur, por ka disa rituale të vogla që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë gjatë ditës.
Rregullimi i shtratit
Edhe pse shumë njerëz mendojnë se është një eufemizëm, rregullimi i shtratit në mëngjes të jep një ndjesi realizimi në fillim të ditës.
Të flasësh shkurtimisht me njerëzit e dashur
Nuk është nevoja për biseda të gjata, thjesht mund t’u dërgoni atyre një video argëtuese ose një mesazh të shpejtë. Nuk duhet shumë për t’u treguar atyre që i ke për zemër. Përveçse do të jeni në kontakt me të rejat në jetën e njerëzve tuaj të dashur, do të ndjeni prezencën e tyre gjatë ditës.
Vajra esencialë
Aroma e livandës siguron relaks kurse ajo e rozmarinës qetëson trupin dhe mendjen. Zgjidhni atë që përshtatet më tepër me shijet tuaja.
Lëvizni për 5 minuta
Është shumë e rëndësishme t’i kushtoni pesë minuta në ditë vetes suaj, pavarësisht nëse bëhet fjalë për meditim, kërcim, ose stretching. Është e rëndësishme të filloni të ndiheni të sigurt e të fortë duke mos harruar të falënderoni trupin tuaj për gjithçka që bën për ju.
Hani frutin e preferuar
Kur ka qenë hera e fundit që keni ngrënë një ananas? Blini frutin tuaj të preferuar dhe kënaquni!