KATEGORIA E PARË/ Tomori shtang Lushnjen në ‘Roza Haxhiu’, nuk ka fitues në Apolonia-Flamurtari

by KLIKOJE.AL

Dy ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Parë që u luajtën sot u mbyllën në barazim. Apolonia dhe Flamurtari kanë barazuar në shifrat 1-1 në Fier, ndërsa Lushnja ka barazuar në shtëpi në shifrat 2-2 me Tomorin.

Por ky rezultat “vret” disi për lushnjarët, pasi e nisën takim mbarë duke shënuar dy gola në 12 minuta e para të pjesës së parë. Por beratasit nuk dorëzohen dhe marrin një pikë me vlera duke përmbysur deri diku Lushnjën. Flamurtari ishte i Pari që kaloi në avantazh në Fier, por Apolonia barazoi nga pika e bardhë e penalltisë, ku shënoi portieri Harizaj, Ndeshja tjetër e planifikuar për sot, Kastrioti-Bylis u shty për një ditë tjetër për shkak të kushteve atmosferike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.