Kanë përfunduar tre takimet për ditën e shtunë të Kategorisë në Parë. Në ndeshjet hapëse, Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Luzit. Zogaj do të shënonte për vlonjatët në minutën e 45′, dhe Mandela do të barazonte shifrat në të 61-tën.
Bylis fiton ndaj Burrelit me rezultatin 1-0, vendosi goli i Lajthisë, që ekipi ballshiot të merrte tre pikët e para. Ndërkohë takimi Tomori-Korabi përfundoi me shifrat 0-0.