KATEGORIA E PARË/ Barazimi ndaj Korabit përjetohet keq, klubi vendos të shkarkojë trajnerin dhe emëron ish-teknikun e Erzenit

by KLIKOJE.AL

Luzi 2008 ka vendosur të shkarkojë trajnerin Bledar Devolli pas barazimit ndaj Korabit. Drejtuesit e këtij klubi e kanë parë të arsyeshme të marrin këtë vendim pas tri javësh kampionat dhe kjo nuk është hera e parë. Asgjë nuk ka qenë e rastësishme, sepse Luzi i kishte paraprirë kësaj situate dhe tashmë trajner do të ketë Xhevahir Kapllanin.

Durrsaku që drejtoi Erzenin në sezonin e kaluar do të prezantohet nesër nga klubi. Ndërkohë, kontrata me Devollin mësohet se nuk është zgjidhur ende, me klubin që i ka komunikuar shkarkimin vetëm verbalisht. Pas vetëm tri ndeshjesh, ku barazoi ndaj Flamurtarit dhe Korabit, ndërsa pësoi vetëm një humbje ndaj Tomorit, klubi vendosi të marrë këtë vendim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.