KATEGORIA E PARË/ 80 mijë euro nga një ekip rumun, Besa refuzon ofertën për portierin 19-vjeçar

by S.M

Besa e Kavajës nuk heq dorë lehtë nga lojtarët që i kosideron pjesë të rëndësishme të planeve për sezonin e ri. Skuadra kavajase ka refuzuar një ofertë nga jashtë vendit për shërbimet e portierit, Mustafë Abdullahu.

Oferta thuhet se ka ardhur nga një ekip rumun, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa oferta kapte shifrën ee 80 mijë euro.

Përpos shumës, klubit iu afrua të mbante edhe 20% të kartonit të lojtarit, por mësohet se drejtuesit kanë refuzuar diçka të tillë. Besa kërkon ta kenë në skuadër edhe për sezonin, pasi drejtuesit janë të bindur se lojtari me paraqitjet e tij do të mund të tërheqë rreth vetës të tjera skuadra nga ku ofertat do të jenë më të mëdha.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.