Gjatë kësaj jave, publiku votoi si lider Meritonin i cili pati një debat me Julin.
Si lider Meritoni duhet ti caktonte punët e shtëpisë banorëve, dhe në një moment i tha Julit që do ta çojë në farmaci që ti blejë viagra, kurse aktori i tha që ai ka Ilnisën në krevat dhe nuk ka bërë gjë.
Këto fjalë sollën debat edhe mbrëmjen e sotme në “prime”.
Juli: Pensionistët në Shqipëri zgjedhin të punojnë ose të mos punojnë. Kjo është arsyeja që nuk u angazhova në punët e shtëpisë, thash kërkoi falje shtresës së pensionistëve dhe unë atëherë punoj. Ne kemi të gjithë pensionistë në shtëpi dhe e dimë çfarë heqin ata në këto lloj kushtesh. Më tha medem plak dhe pensionist, më tha biles çfarë bëjnë pensionistët kur shkojnë në farmaci.
Meriton: Juli më tha lider leshi, thash kërkoju falje të gjithë votuesve. Te pjesa e pensionistëve nuk ishte ne kuptim të keq. Kur i thash çfarë bëjnë pensionistët kur shkojnë në farmaci, ky e ktheu për keq.
Ledjon: Viagra është më e shitur ndër të rinjtë sesa te pleqtë. Kjo pjesa nëse më prek edhe njëherë do ta tregoj unë para 5 mln shqiptarëve.