Portugalia, Irlanda dhe Australia janë disa nga vendet që po ofrojnë incentiva për njerëzit që zhvendosen në zonat rurale. Në vitin 2020, një fshat në Itali me vetëm 115 banorë ofroi më shumë se 44,000 euro (47,000 dollarë) për të financuar zhvendosjen e njerëzve në këtë fshat. COVID-19 dhe puna në distancë e kanë bërë më të mundshme dhe më të preferueshme për disa njerëz zhvendosjen drejt zonave rurale.
Zhvendosuni në Portugalinë rurale
Në vitin 2020, Portugalia nisi një skemë grantesh rurale të quajtur Emprego Interior MAIS (Inland Employment PLUS).
Punonjësit që zhvendosen në zonat rurale mund të aplikojnë për një financim deri në 4,827 €. Në shumicën e fshatrave portugeze, kjo shumë do të mjaftonte për të mbuluar qiranë vjetore të një shtëpie të vogël, sipas Financial Times. Aplikantët duhet të qëndrojnë në zonën ku janë zhvendosur për të paktën një vit.
Incentivat e zhvendosjes drejt zonave rurale në Irlandë
Në Irlandë, qeveria paraqiti vitin e kaluar një plan për të tërhequr punonjësit në qytezat dhe fshatrat rurale, si pjesë e politikës së saj për “Të Ardhmen Rurale”. Kjo politikë përfshin grante për zhvendosjen dhe incentiva tatimore për punonjësit që zhvendosen drejt zonave rurale.
Nëpërmjet Fondit për Rigjenerimin Rural prej 1 miliard euro, qeveria irlandeze po financon gjithashtu krijimin e 400 qendrave të punës në distancë në zonat rurale, të cilat kanë akses në internet me shpejtësi të lartë. Këto qendra do të krijohen duke konvertuar ndërtesat ekzsituese, si bashkitë, teatrot dhe kinematë.
Thirrja e Italisë për banorë të rinj në zonat rurale
Në Italinë jugore, Bashkia e Santo Stefano di Sessanio, një fshat mesjetar me 115 banorë, njoftoi nisjen e një programi për zhvendosjen e njerëzve drejt këtij fshati në vitin 2020, i cili përfshinte grante deri në shumën 8,000 euro në vit, për tre vite me radhë.
Oferta përfshinte një shtëpi me një “qira simbolike” dhe një grant të pakthyeshëm deri në 20,000 euro për ata që do të ndërmerrnin një sipërmarrje start-up.
Komuna kishte si synim të luftonte “shpopullimin dhe shkretimin” e zonave rurale. Nga 115 banorët e Santo Stefano di Sessanio, 41 prej tyre ishin mbi moshën 65 vjeç dhe vetëm 13 ishin nën moshën 20 vjeç, tha bashkia.
Vineyards in the Barolo wine region in Piedmont.
Paguhuni për t’u zhvendosur në SHBA – ose në Australi
Vermont, një shtet në verilindje të Shteteve të Bashkuara, ofron deri në 7,500 dollarë për të mbuluar shpenzimet e zhvendosjes për punonjësit që vendosin të lëvizin për në këtë shtet.
Skema e mbështetjes përfshin Grantin e Ri për Punonjësit në Distancë, të cilin e përfitojnë të gjithë ata që punojnë në distancë për një punëdhënës, nga shtëpia e tyre në Vermont.
Australia ofron gjithashtu një skemë mbështetëse për punonjësit, duke përfshirë deri në 6,000 dollarë australianë për ata që zhvendosen në një zonë rajonale.
Disa vende të tjera që ofrojnë incentiva në para cash për personat që zgjedhin të zhvendosen aty janë: Spanja, Greqia, Zvicra dhe Kroacia.
Punonjësit në distancë mund të zhvendosen
Zonat rurale kanë konkurruar prej kohësh me qytezat dhe me qytetet e mëdha për sa i përket tërhqjes së punëve, talenteve dhe investimeve. Por, që nga fillimi i pandemisë COVID-19, mënyrat e reja të punës në distancë nënkuptojnë se njerëzit mund të punojnë nga kudo. Sondazhet kanë treguar një interes në rritje për t’u zhvendosur drejt zonave rurale. Një sondazh nga Gallup në vitin 2020 zbuloi se pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë në moshë madhore në Shtetet e Bashkuara thanë se do të preferonin të jetonin në një qytet të vogël ose në një zonë rurale.
Në një sondazh të fundit të Microsoft me 31,000 njerëz nga 31 vende të ndryshme, të quajtur Indeksi i Trendit të Punës 2022, 52% e punonjësve të lindur midis mesit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2010 thanë se po mendojnë që të transferohen në një vend të ri, sepse kanë mundësinë për të punuar në distancë.
Burimi: World Economic Forum