Dy aktoret brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën. Por përveç miqësisë dhe pasionit të përbashkët për aktrimin, dy aktoret duket se i bën bashkë edhe diçka tjetër, një eksperiencë e përbashkët.
Për rastësi, ato kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në të njëjtin serial, edhe pse në periudha të ndryshme. Monika Lubonja në sezonin e tretë të serialit komik “O Sa Mirë”, kishte marrë një rol si drejtoresha e kolegjit. Por, në serial nuk kanë marrë pjesë vetëm Monika dhe Arjola, por edhe Bora Zemani dhe Jonida Vokshi.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte Bora, e cila në atë kohë dukej shumë ndryshe. Ndërkohë, Monika Lubonja nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pamje, me përjashtim të ngjyrës së flokëve.
Që nga ajo kohë duket se Ajrola dhe Monika kanë krijuar një shoqëri të mirë, të cilën vazhdojnë ta ruajnë edhe sot që janë brenda BBV.