132
Shpëtohen pesë të rinjtë që kishin mbetur të bllokuar nga dëbora në Fushë të Zezë të Malësisë së Madhe. Bëhet me dije se forcat e Ndëhyrjes së Shpejtë në Shkodër kanë mbërritur pak më parë në vendin ku të rinjtë ishin strehuar.
Djemtë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, me përjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik. Mësohet se ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet nga Policia për në Razem, atje ku pret edhe autoambulanca.
Ata kishin shkuar për të bërë ski në pikën turistike, Razmë, por janë përballur me temperatura të ulta dhe në kushte që e kishin të pamundur kthimin me mjetet e tyre apo pa ndihmën e FNSH.