212
Valon Ethemi do t’i bashkohet Sokol Cikalleshit te Konyaspor në Superligën turke. Sulmuesi anësor do të kalojë në radhët e Konyaspor falë formulës së huazimit nga Istanbulspor, një operacion që pritet të kapë vlerën e 200 mijë eurove.
170 mijë është paga që Konyaspor do t’i paguajë 26-vjecarit ndërsa Ethemi mund të përfitojë edhe 30 mijë të tjera në formën e bonuseve. Nëse Ethemi ia del që të shkëlqejë në radhët e Konyaspor, atëherë këta të fundit kanë të drejtën për ta blerë kartonin e futbollistit shqiptar për shifrën e dy milionë eurove. Në të shkuarën Ethemi ka qenë pjesë e Kukësit në Superligën shqiptare.