Inatin e eleminimit nga Kupa ia nxjerr Erzenit, Partizani “asfalton: kundërshtarin duke i shënuar katër gola

by KLIKOJE.AL

Partizani ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Erzenit, pasi ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat për t’u kthyer edhe një herë në vendin e dytë në klasifikim përkrah Vllaznisë.

Të kuqtë vuajtën në fillimin e duelit, por më pas një penallti e kontestuar nga vendasit u dha mundësinë të kalonin në avantazh me Carën. Goli i Mba dyfishoi shifrat pak më vonë, teksa të kuqtë ishin në kontroll të plotë të ndeshjes me këtë avantazh të dyfishtë.

Miqtë reaguan në pjesën e dytë duke kërkuar të hapnin lojën dhe u orientuan plotësisht drejt sulmit kur Preka doli me karton të kuq. Por kundërsulmet e shpejta sollën golat e Atanaskoskit dhe Bintsuka për Partizanin që vulosi këtë fitore me goleadë, për të marrë tre pikë të rëndësishme për moralin pas eliminimit nga Kupa.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.