“I vëllai dhe e fejuara e panë vdekjen në stadium”, gazetarja jep detaje tronditëse: Ishte si një vetëflijim

by KLIKOJE.AL

Mediat kanë zbuluar detaje të dhimbshme të jetës së Rafael Dwamena. Fëmija i ardhur në jetë pa dëshirën e prindërve, si një aksident i dy të rinjvë që nuk u kurorëzuan në martesë, u braktis për tu rritur më pas nga gjyshja me dashurinë për shkollën dhe besimin në Zot.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka zbardhur detaje tragjike nga mometi tragjik, kur tha se vdekjen e futbollistit ganez në minutën e 24 të ndeshjes, e panë live i vëllai dhe e fejuara e tij.

DISKUTIMI

Bezat: Momenti kur ka ndodhur ngjarja, Dwamena kishte pasur në stadium bashkëshorten dhe vëllain e tij që kishin ardhur për të parë ndeshjen dhe kjo do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit sepse në minutën e 24 ndodhi fatkeqësia.

Duma: Ishte i martuar?

Bezat: Po. Ishte i martuar me një shtetase të huaj e cila herë pas here e ndante jetën mes Shqipërisë dhe vendit të saj. Nuk jetonte këtu me të, por e vizitonte shpesh. Familjarët nuk kanë pasur asnjëlloj pretendimi për humbjen e jetës së tij dhe ishin të ndërgjegjshëm se ishte një vetëflijim i tij. Megjithatë, siç është protokolli në raste fataliteti, Policia e Durrësit së bashku me Prokurorinë kanë çelur një hetim të cilin e kanë nisur që në momentin e parë, me autoambulancën që ishte në stadium në ato momente. Janë bërë verifikimet, ku sipas procesverbalit të mbajtur nga oficerët e Policisë gjyqësore, ka rezultuar se autoambulanca ka qenë e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Është ndjekur protokolli në spitalin e Kavajës ku ai shkojë për ndihmë dhe përgjigja deri në këto momente është se i është dhënë ndihma e nevojshme në kohë, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar atij jetën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.