Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit vijon dhe sot është në ditën e 23-të të saj. Ndërkohë që gratë naftëtare janë në ditën e 6 të ngujimit në grevë urie pasi zevendësuan na katë protestë ekstreme burrat naftëtarë.
Ata kërkojnë pagat për punën e berë dhe kontratat e punës.
Ndërkohë një mjeke e spitalit të Ballshit ka thënë për syri tv se, 2 greviste janë në gjendje të rëndë dhe janë dërgura në spital për ndihmë mjekësore.
Gratë janë në ditën e 6 të grevës së urisë dhe dita e 23 që ka nisur kjo grevë
Një nga grevistet u shpreh se “Do marim edhe fëmijët në grevë urie, gjakun ton ta gezojnë ata e jo qeveria e hajdutet bashkë”.
“Do jemi bashkë më fëmijët në grevë nqs qeveria nuk jep zgjidhje”, tha ajo me lot ne sy.