166
Këngëtari Aleksandër Gjoka ka patur si shok tavoline ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako përpara arrestimit. Në një postim në rrjetet sociale, pak para se të bënte aksidentin, Gjoka ka postuar foto nga takimi me Dakon, të cilit i drejtohet miqësisht “Gjushi”.
Të dy shihen teksa konsumojnë alkool brenda një restoranti. Nën postim, disa miq të tij, e pyesin nëse kjo fotografi do t’i prishë punë Dakos me kryeministrin Edi Rama.
Por këngëtari i sqaron se miqësia e tyre ka shumë vite, por “por kom qon i heshtur no publicitet”.