Gjysmë rasti nga Broja dhe asnjë goditje në portë për 90 minuta, ndeshje për t’u harruar e Shqipërisë ndaj Kilit

by KLIKOJE.AL

Shqipëria mundet nga Kili në miqësore me shifrat 3-0. Një rezultat që lë një shije të hidhur për kuqezinjtë, pasi përpara takimit, Shqipëria vinte me 5 fitore dhe 3 barazime, duke mos u mundur prej 1 viti. Një 90 minutësh për t’u harruar në “Tardini”, duke zhgënjyer edhe tifozët të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit.

Në minutën e 20′, Kili do të shënonte për Vargas. Shqipëria u asfiksua në mesfushë, me Asllanin dhe Ramadanin, të cilët e kishin të vështirë të organizoheshin. Në pjesën e dytë, po i njëjti refren, lojtarët e Kilit ushtronin presion duke mos lejuar asnjë moment që kuqezinjtë të krijonin ndonjë aksion.

Pavarësisht një gjysmë rasti të Brojës në të 74-tën, kili do të shënonte me Bolanon, dhe nw fund me Davila-n. Mbyllet 3-0 në Tardini, një ndeshje zhgënjyese, me Shqipërinë që tani do të mendojë për sfidën ndaj Suedisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.