Gafa ndaj Erzenit i kushton shtrenjtë Bekim Rexhepit, ndaj Partizanit rrezikon vendin e titullarit

by S.M

Gjërat nuk shkojnë mirë për Dinamon e gjithashtu për teknikun Di Biaggio. Humbja 2-1 ndaj Erzenit ka komplikuar situatën e skuadrës që ndodhet në vendin e parafundit me 3 pikë.Në takimin që blutë do të zhvillojnë ditën e premte ndaj Partizanit, tekniku italian mund të bëjë ndryshime duke nisur nga porta.

Bekim Rexhepi   bëri një gabim të rëndë në ndeshjen e fundit me Erzenin, që i kushtoi humbjen skuadrës. Trajneri i doli në krah Rexhepit pas ndeshjes, duke lënë të nënkuptohet se vazhdon t’ia besojë atij fanellën e titullarit. Megjithatë, mund të ketë një rotacion me Edmir Salin këtë herë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.