267
Jackson Kenio ishte një ndër yjet e Egnatias këtë sezon teksa me shiritn e kapitenit në krah, udhëhoqëi skuadrën drejt suksesist historik. Rrogozhinasit e mbyllën sezonin me një vend të tretë në kampionat dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, të parin për ta në historinë e tyre.
Performancat e tij fantastike me 10 gola e 5 asiste kanë zgjuar interesin e klubeve të huaja. Kontrata e brazilianit skadon këtë muaj dhe duket e vështirë që ai të qëndrojë sërish në Rrogozhinë.
Emri i tij së fundmi ka dalë në Azerbajxhan teksa skuadra Sumqait e dëshiron në në ekip. 24-vjeçari është pjesë e skuadrës në stërvitje për filimin e përgatitjeve në kupat e Europës dhe mbetet të shihet si do të jetë e ardhmja e tij me lojtarin që ka në dorë gjithçka.