162
Vllaznia dhe Partizani nuk kanë shkuar më shumë se në barazim 1-1 në duelin mes skuadrave pretendente për fitoren e titullit kampion. Dy ekipet janë përballur në një ndeshje të luftuar në “Loro Boriçi”, ku nuk ka munguar mbështetja e ndezur e tifozëve.
Të dy skuadrat kanë dhuruar një ndeshje të hapur sidomos në pjesën e parë me raste në të dy krahët dhe me gola në portat kundërshtare. Golit të Maget iu përgjigj penalltia e Balajt në fundin e pjesës së parë, duke bërë që ekipet të shkonin në pushim në barazim.
Ky ekuilibër nuk u prish në pjesën e dytë, edhe pse rastet nuk munguan. Por skuadrat në këtë fraksion loje ishin më të kujdesshme për të mos pësuar dhe në fund u duk sikur u kënaqën me ndarjen e pikëve dhe faktin që shmangën humbjen.